“Personazhe në Fokus”, në kuadër të ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare.
Qendra për Hapje dhe Dialog në kuadër të 21 shkurtit, Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, do të zhvillojë takimin “Personazhe në Fokus”, ku i ftuar do të jetë akademiku emeritus, gjuhëtari Gjovalin Shkurtaj i njohur për kontributin e tij në lëmin e gjuhësisë. Gjuha shqipe është tipar themelor i kombit, prandaj duhet ta ruajmë dhe ta mbrojmë, ta shkruajmë e ta flasim sa më thjeshtë e sa më bukur.
Akademiku Shkurtaj, veprimtarinë e tij nuk e ndal as sot e kësaj dite sidomos sa i takon: dialektologjisë, sociolinguistikës dhe kulturës së gjuhës, por edhe filologjia arbëreshe e gjuha e letërsisë artistike është në vëmendjen e tij. Autor kryesor i shumë studimeve në fushën e sociolinguistikës shqiptare, si dhe ka botuar shumë kumtesa, studime dhe disa libra për gjuhën e letërsisë artistike duke i kushtuar një kujdes të veçantë poetëve të sotëm arbëreshë.
DITA / ORA
(E mërkurë) 14:00
VENDI
Qëndra për Hapje dhe Dialog
Bulevardi Dëshmorët e Kombit