Ekspozita fotografike “Udhëtim në Japoni” te Biblioteka “Marin Barleti” Shkodër

Sindi Metushi
27/02/2024

Ambasada Japoneze në Shqipëri në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe Bibliotekën Publike “Marin Barleti” organizojnë ekspozitën fotografike “Udhëtim në Japoni”.
Kjo ekspozitë do të hapet me datë 26 Shkurt në ambientet e Bibliotekës Publike “Marin Barleti” dhe do të qëndrojë e hapur deri me datën 11 Mars.
Ndërkohë ceremonia inaguruese e kësaj ekspozite do të mbahet me datë 27 Shkurt, ora 11.15 me praninë e Ambasadores së Japonisë në vend H. E. znj. KATO Kikuko dhe Kryetarit të Bashkisë Shkodër z. Benet BECI.
Fotot e shkrepura në vende dhe momente të ndryshme do të na njohin me natyrën e mrekullueshme dhe shumëngjyrëshe japoneze, arkitekturën e re dhe të vjetër si dhe stilin vibrues të jetës së japonezëve.

Më shumë