JAVA E PARASË 2024
29/02/2024
Mbro paratë e tua, siguro të ardhmen tënde!
Në datat 18-24 mars 2024, Shoqata Shqiptare e Bankave – AAB dhe Banka e Shqipërisë me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe sportit, bankave anëtare të AAB-së dhe partnerë të tjerë, ju ftojnë të festojmë së bashku Javën e Parasë.
Na ndiqni për t’u informuar mbi programin dhe të bëhuni pjesë e aktivitete të larmishme që do të organizohen për t’i ndërgjegjësuar dhe fuqizuar fëmijët dhe të rinjtë, për të shmangur mashtrimet financiare online, duke u mësuar si të kujdesen për paratë, në mënyrë që të vendosin bazat për të ardhmen e tyre.
DITA / ORA
Gjatë gjithë ditës (E hënë)
VENDI
Banka e Shqipërisë
Sheshi Skënderbej