Takim për Ditën e Mësuesit te “COD Kryeministri”

Sindi Metushi
05/03/2024

Prej afro një dekade, Qendra për Hapje dhe Dialog pjesë e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje ka punuar ngushtësisht me strukturat e arsimit parauniversitar dhe universitar, duke u dhënë aktiviteteve tona e jo vetëm vlerën që meritojnë shkollat e stafet pedagogjike përgjatë vitit arsimor.

Në kuadër të “7-Marsit”, ditës që kujtojmë momentet më të rëndësishme të kombit tonë: gjuhën shqipe, mësonjëtoren dhe rilindasit tanë kemi kënaqësinë që të kemi në #COD arsimtarët e palodhshëm që janë fanar për dijen e kombit.

🗓 5 mars 2024 | ora 18:00
📍 Biblioteka e Kryeministrisë

Më shumë