Takim në Tirana Art Lab

Sindi Metushi
13/03/2024

Tirana Art Lab ka kënaqësinë t’ju ftojë:

Takim
Karolina Halatek
“Terminali për Tiranën”
e mërkurë, 13 mars 2024
6:30 pasdite
Destil Creative Hub

Në një bisedë të hapur artistja Karolina Halatek dhe bashkëpunëtorët Doris Alimerko, Dea Buza, Adela Demetja, Genti Gjikola do të diskutojnë rreth veprës së artit në hapësirën publike “Terminali për Tiranën” dhe detajet e këtij projekti dyvjeçar dhe të suksesshëm.

“Terminali për Tiranën” i instaluar në mënyrë të përhershme në hyrjen kryesore të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, i menaxhuar nga Tirana Art Lab, është zgjedhur si një nga tetë veprat fituese të artit nga juria ndërkombëtare për konkursin “Arti në hapësira publike”. iniciuar dhe financuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë.

Më shumë