Takimi “Vala e podcasteve” te Qendra “Dua” Tiranë

Sindi Metushi
13/03/2024

Ju ftojmë të merrni pjesë në një diskutim frymëzues në Qendrën Dua më datën 13 Mars, në orën 18:30. Tema e këtij paneli diskutimi është trendi në rritje i podkasteve dhe eksplorimi i mundësive që ofron ky medium i ri, si dhe impaktin e tyre në sektorët e medias, argëtimit dhe edukimit.

Paneli synon të ofrojë një bisedë thelbësore për të analizuar arsyet pse podkastet po bëhen gjithnjë e më të njohura, sfidat dhe mundësitë brenda industrisë së podkasteve, si dhe për të parashikuar se çfarë mund të sjellë e ardhmja për këtë medium të ri kaq dinamik.

Të ftuarit për këtë panel janë:

👉 Bekim Shehu
👉 Alice Taylor
👉 Elios Kovaçi

Ju ftojmë të bashkoheni në këtë diskutim të rëndësishëm dhe frymëzues për të zgjeruar kuptimin tuaj për botën e podkasteve dhe impaktin e tyre në kulturën tonë mediatike. Ju mirëpresim!

Më shumë