Tinguj në COD Kryeministri

Sindi Metushi
13/03/2024

Tingujt e muzikës vijnë këtë fillim pranvere në #COD nëpërmjet instrumentistëve dhe zërave të rinj, të cilët janë një e ardhme e sigurtë e botës së bukur të artit.

Qendra për Hapje dhe Dialog në bashkëpunim me shkollën artistike “Jordan Misja” Tiranë, do të nisë për herë të parë një cikël takimesh në formën e një koncerti, ku nxënësit do të performojnë në instrumente të ndryshme muzikore pjesë klasike dhe bashkëkohore, duke shpalosur aftësitë në interpretimin dhe në lojën artistike të tyre.

📍 Biblioteka e Kryeministrisë
🗓️ 13 mars 2024 I ora 13:00

Më shumë