Sot Dita e Verës, Elbasani e Tirana epiqendër festimesh!

Silvia Tabaku
14/03/2024

E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, Dita e Verës festohet sot si një pjesë e traditës jo vetëm tek banorët e qytetit të Elbasanit, por edhe në qytete të tjera të vendit dhe veçanërisht në Tiranë. Në këtë ditë të shënuar, Elbasani kthehet në qendër të festimeve me aktivitete të larmishme, nga ekskursionet në natyrë deri tek dreka e begatshme familjare, ku nuk mungojnë ballokumet.

Zanafillën “Dita e Verës” e ka në faltoren Zana e Çermenikës, e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Elbasanit, e cila ishte perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe e të gjithë natyrës.

Sipas gojëdhënës, kjo zanë dilte nga faltorja e saj ditën e 14 marsit. E trashëguar brez pas brezi, kjo festë popullore, është një ditë, e cila sot identifikon edhe vetë qytetin e Elbasanit. Kushdo që do të kalojë këto ditë pranë Elbasanit do të ndjejë aromën ndjellëse të ballokumeve.

Ballokumet janë ëmbëlsira tradicionale e kësaj feste. Në Elbasan gatuhen vetëm në këtë ditë. Kjo i bën ato edhe më të veçanta. Janë ëmbëlsirat që gatuhen me miell misri të situr mirë, gjalpë dhe sheqer të imët.

Gjithashtu një detaj i kësaj feste është edhe vendosja në dorë e “verores”, një byzylyk prej fijesh të bardhë dhe të kuqe që lidhet në kyçin e dorës dhe zgjidhet kur të shihet dallëndyshja e parë. Në disa krahina, veroret varen në degë pemësh, kryesisht dafinash, që dallëndyshet t’i marrin e të sjellin mbarësi.

Epiqendër e festimeve është edhe Tirana ku për mbarëvajtjen e festimeve janë bllokuar disa rrugë:

1.Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen e aktiviteteve të organizuara nga Bashkia e Tiranës në kuadër të “Ditës së Verës 2024”, në datë 13 Mars 2024 nga ora 12:00 deri në datë 14 Mars 2024 në orën 24:00, në segmentet e mëposhtme: – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish Hotel Dajti”;

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “Ish—Hotel Dajti” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”;

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i rrugës “Ismail Qemali” deri në kryqëzimin me rrugën “Gjergj Filipi”;

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i rrugës “Gjergj Filipi” deri në fillim të sheshit “Nënë Tereza”;

–Segmenti i rrugës “Pjetër Bogdani” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova” deri në kryqëzimin me rrugën “Vaso Pasha”, nga ora 12:00 — 23:00;

Rruga “Ibrahim Rugova” nga kryqëzimi me rrugën “Brigada VIII- të deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”, nga ora 12:00 — 23:00.

2.Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes, si më poshtë:

– Në rrugën “Lek Dukagjini”, rrugën “Abdyl Frashëri”, rrugën “Andon Zako
Çajupi-, rrugën “Papa Gjon Pali 11”, rrugën “Sami Frashëri”, në Bulevardin “Zhan D’ Ark dhe Bulevardin “Bajram Curri”.

3. Itinerari i lëvizjes së linjave urbane do të vazhdojë lëvizjen si më poshtë:

Linja Nr. 13 “Tirana e Re” dhe Linja Nr. 2 “Teg Sauk i Vjetër — Kopshti Zoologjik — Ish Stacioni i Trenit” do të devijojnë tek sheshi “Willson” dhe tek Bulevardi “Zogu I”.

Më shumë