Ekspozita “Lana Tirana Para-Pas” nga Roland Tasho te “Galeria e Artit” Tiranë

Sindi Metushi
20/03/2024

𝗚aleria e 𝗔rteve 𝗧iranë ka kënaqësinë t’ju ftojë ditën e Mërkurë, 20 Mars, ora 18:00 në çeljen e ekspozitës të fotografit- fotoreporterit Roland Tasho!
Lana, Piramida, Pazari i Ri trasformimi i tyre në kohë, bashkë me një përzgjedhje nga arkivi i rrallë i Rolandit, me foto para dhe pas periudhës së tranzicionit, janë në fokus të kësaj ekspozite fotografike të organizuar nga Galeria e Arteve Tiranë.Roland Tasho e ka përshkruar jetën e tij si një foto e bukur e shkrepur ndër vite, për ngjyrat e së cilës është punuar gjatë për t’i ndërtuar. Ai nuk është thjesht fotograf që prej 40 vitesh fikson disa çaste, por fotografia është vetë jeta e tij. Viti 1982 do të shënonte nisjen e karrierës së tij si fotograf, në laboratorin e Ndërmarrjes Komunale ku punoi për një periudhë pesë vjeçare. Më tej, prej vitit 1987 deri më 1992, ka dhënë kontributin e tij si fotoreporter në një nga revistat më të rëndësishme të propagandës së kohës- Revistës “Ylli”. Roland Tasho gjithashtu njihet gjerësisht për arkivin e tij të pasur me fotografi  sidomos gjatë protestave të dhjetorit të vitit 90 bashkë me ndryshimet politiko-sociale të Shqipërisë në vazhdim.

Më shumë