Film dokumentar “20 Ditë në Mariupol” te “COD Kryeministri”
Filmi dokumentar “20 Ditë në Mariupol” fitues i çmimit “Dokumentari më i mirë” në #OSCAR vjen për herë të parë në Shqipëri në Qendren për Hapje dhe Dialog në kuadër të ekspozitës “Ukraina: Një krim lufte”.
Historia nis kur video-reporteri Mstyslav Chernov, fotografi Evgeniy Maloletka dhe producentja Vasilisa Stepanenko mbërritën një orë përpara se Rusia të fillonte bombardimin e qytetit port të Mariupolit. Ndërkohë që dy javë më vonë, ky grup ishin gazetarët e vetëm që raportonin në terren për një media ndërkombëtare, duke i përcjellë botës imazhe dhe mesazhe të forta mbi pasojat e agresionit të ushtrisë rusë në Mariupol.
Filmi dokumentar vjen në kuadër të Ekspozitës “Ukraina: Një Krim Lufte“ mundësuar nga Open Society Foundatios Western Balkasn dhe FotoEvidece. I pranishëm në këtë premierë do të jetë Evgeniy Maloletka, fotografi i dokumentarit, i cili do të sjellë historinë e tij prej 20 ditësh në Mariupol, por dhe suksesin e këtij dokumentari tashmë.
Filmi dokumentar “20 Ditë në Mariupol” fitues i çmimit “Dokumentari më i mirë” në #OSCAR është vlerësimi i parë që Agjencinë e Lajmeve të Associated Press dhe PBS “Frontline” merr nga kjo akademi.
Ju mirëpresim!
🗓 21 mars 2024 | ora 18:30
📍 Biblioteka e Kryeministrisë