Gjithçka që duhet të dini për humusin!

Marisa Karabeci
25/03/2024


Humusi është i pasur me fibra, lëndë ushqyese që përmirësojnë ngopjen. Po kështu, përmbajtja e proteinave në humus ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit, i cili mund të ndihmojë në procesin e humbjes së peshës. Fibrat gjithashtu përmirësojnë shëndetin e tretjes.

Fibrat dietike, të cilat përmbajnë fibra të patretshme dhe të tretshme, na bëjnë të ndihemi më të ngopur dhe na ndihmojnë të kemi jashtëqitje të rregullt. Fibrat e tretshme ngadalësojnë tretjen, duke reduktuar aftësinë e trupit për të absorbuar yndyrnat dhe sheqernat nga dieta. Fibra e patretshme kalon nëpër sistemin e tretjes, duke rritur masën e jashtëqitjes dhe duke parandaluar kapsllëkun.

Ngrënia e qiqrave dhe humusit është e lidhur me mbrojtjen kundër sëmundjeve të zemrës, diabetit të tipit 2 dhe disa llojeve të kancerit. Niveli i lartë i fibrave dhe yndyrave të pangopura të shëndetshme në qiqra dhe humus na mbrojnë nga sëmundjet e zemrës. Fibrat e tretshme parandalojnë marrjen e yndyrave të pashëndetshme, duke reduktuar kolesterolin dhe trigliceridet në gjak.

Humusi është një përbërës kyç në dietën mesdhetare, e cila është një dietë që ndihmon në uljen e rrezikut të zhvillimit të aterosklerozës, kancerit, sëmundjeve kardiovaskulare, sëmundjeve degjenerative që prekin sistemin nervor, diabeti dhe sëmundjet e veshkave. Disa njerëz mund të jenë alergjikë ndaj qiqrave. Edhe pse këto alergji nuk janë të zakonshme, çdo ushqim mund të shkaktojë reaksione alergjike.

Më shumë