Lectio Magistralis me Eno Koço “Muzika si inteligjencë emocionale”

Sindi Metushi
26/03/2024

Të mërkurën 27.03.2024, ora 11:00, në sallën Aleks Buda të @akademia_shkencave organizohet një Lectio Magistralis me titullin “Muzika si inteligjencë emocionale” me akad. Eno Koço, muzikolog, profesor, dirigjent e akademik i jashtëm i Akademisë së Shkencave në bashkëbisedim me drejtuesin e @qendra_e_studimit_te_arteve , akad.
Akad. Eno Koço, bir i muzikantëve Kristo Koço dhe Tefta Tashko, nisi në moshën 7 vjeçare të studiojë violinë në Liceun Artistik të Tiranës, më vonë në Leningrad, përpara se të diplomohej në ILA të Tiranës, më 1966. Pas përfundimit të studimeve për dirigjim më 1977, emërohet dirigjent i Orkestrës Simfonike të RTVSH. Me këtë orkestër, përveç numrit të madh të koncerteve simfonike e vokale, bëri regjistrime të këtij repertori, të muzikës së filmave dhe këngëve të Festivaleve në Radiotelevizion, dhe zhvilloi turne në Kosovë (1979) dhe Turqi (1983). Drejtoi Orkestrën Simfonike të Kairos në Egjipt (1986) dhe u atashua pranë Orkestrës RAI dhe Operas Regio të Torinos (1989). Mbrojti doktoratën me temën “Kënga Lirike Qytetare Shqiptare në vitet 1930”.
Vepra artistike e Eno Koços në fushë të muzikologjisë, është kolosale. Ndër botimet shqip dhe anglisht, janë traktati “Orkestrimi”, në bashkëpunim me Gjon Simonin (1977, 1984) dhe librat “Tefta Tashko Koço dhe koha e saj” (2000), “Kënga lirike qytetare shqiptare në vitet 1930” (2002), “Kënga karakteristike korçare (2003), “The Albanian Urban Lyric Song in the 1930s” (2004).
Në vitin 1984, Eno Koço dekorohet me titullin Artist i Merituar. Pas stabilizimit të tij në Angli, paralelisht me orkestrat anglo-irlandeze, mban lidhje të përhershme me orkestrat dhe koret e Shqipërisë, dirigjon në Orkestrën Kombëtare të Tiranës, mban komunikime shkencore në universitetet e Evropës, afirmon vlerat muzikore shqiptare, promovon muzikën e kompozitorëve britanikë në Tiranë e afron opinionin shqiptar me vlerat e larta të muzikës botërore.

Më shumë