Performancë “Spores Intermedial Travel” te Teatri Kombëtar

Sindi Metushi
26/03/2024

Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me shoqatën kulturore APPERCEZIONI dhe Teatrin Kombëtar të Tiranës ka kënaqësinë të prezantojë shfaqjen 𝑆𝑃𝑂𝑅𝐸𝑆_𝐼𝑁𝑇𝐸𝑅𝑀𝐸𝐷𝐼𝐴𝐿 𝑇𝑅𝐴𝑉𝐸𝐿 di 𝐅𝐞𝐝𝐞𝐫𝐢𝐜𝐚 𝐀𝐥𝐭𝐢𝐞𝐫𝐢.

Me 26 mars ora 18, në kuadër të laboratorit 𝐏𝐄̈𝐑𝐇𝐀𝐏𝐉𝐀, grupi i artistëve do të prezantojë katër eksperimentet e këtij projekti të cilat do të shfaqen, shpjegohen dhe ripunohen.

SPORES është, projekti intermedial që eksploron lidhjen mes artit dhe shkencës përmes gjuhës poetike ku muzika, realiteti i shtuar, teatri, metaversi, kërcimi, poezia, fotografia do të shkrihen në një rrugëtim interaktiv me publikun. Një përshkim i hapësirës udhëtuese ku publiku shndërrohet në “instalacion” dhe ku një kastë ekselencash kulturore ndërkombëtare do të krijojë një shfaqje me një ndikim të fortë emocional. Një ansambël elementësh të cilët, duke mos humbur veçantinë e tyre, ndërveprojnë me njëri-tjetrin nëpërmjet teknologjive të reja.

Më shumë