Ekspozita “Si ishim, si jemi, si ndihemi – Vetëm, Bashkë!” nga Buron Kaceli te Galeria e Arteve, Tiranë

Sindi Metushi
16/04/2024

Në vazhdë të konceptit kuratorial “𝚂𝚒 𝚒𝚜𝚑𝚒𝚖, 𝚜𝚒 𝚓𝚎𝚖𝚒, 𝚜𝚒 𝚗𝚍𝚒𝚑𝚎𝚖𝚒-𝚅𝚎𝚝ë𝚖, 𝙱𝚊𝚜𝚑𝚔ë!”, ku hulumtimi i fenomeneve të vetë qytetit, njerëzve, lagjeve, komunave, bashkëjetesës në realitetin e ri në përgjithësi – që nga karakteristikat urbane e deri tek transformimi psiko-social i tij, bashkërenduar kjo me rivizitimin e trashëgimisë kulturore dhe interpretimeve bashkëkohore, zanateve krijuese dhe sjelljen e koleksioneve botërore, janë vënë në fokus të programacionit 2024, 𝐆𝐀𝐓– 𝐆aleria e 𝐀rteve 𝐓iranë, synon një program të qëndrueshëm duke krijuar ekspozitat dhe eventet e saj në kohezion me realitetin bashkëkohor të Tiranës.
Pas ekspozitës së Kukullave Japoneze,“Ningyo & Na ishte Njëherë’, “Introspeksion” të artistit Toni Milaqi dhe së fundmi ekspozitës fotografike “Lana-Tirana,Para-Pas Albania” të fotografit Roland Tasho, një tjetër ekspozitë kujtese “Dhoma e Pasme” vjen këtë prill, me vepra të përzgjedhura nga karriera e gjatë e piktorit 𝘽𝙪𝙧𝙤𝙣 𝙆𝙖𝙘𝙚𝙡𝙞.

𝗛𝗔𝗣𝗝𝗔/ 𝗢𝗣𝗘𝗡𝗜𝗡𝗚

𝟏𝟐.𝟎𝟒.𝟐𝟒 𝟏𝟖:𝟎𝟎 + P̳e̳r̳f̳o̳r̳m̳a̳n̳c̳ë̳ ̳L̳i̳v̳e̳

Më shumë