Art

“Si ishim, si jemi, si ndihemi – Vetëm, Bashkë!” Një ekspozitë nga Buron Kaceli, “Galeria e Arteve” Tiranë

Sindi Metushi
22/04/2024

Në vazhdë të konceptit kuratorial “𝚂𝚒 𝚒𝚜𝚑𝚒𝚖, 𝚜𝚒 𝚓𝚎𝚖𝚒, 𝚜𝚒 𝚗𝚍𝚒𝚑𝚎𝚖𝚒-𝚅𝚎𝚝ë𝚖, 𝙱𝚊𝚜𝚑𝚔ë!”, ku hulumtimi i fenomeneve të vetë qytetit, njerëzve, lagjeve, komunave, bashkëjetesës në realitetin e ri medoemos përfshin karakteristikat urbane e transformimin psiko-social.Për të kuptuar të tashmen duhet të hedhim sytë nga e shkuara, ndaj rivizitimi i trashëgimisë kulturore dhe interpretimeve bashkëkohore, zanateve krijuese dhe sjelljeve e koleksioneve botërore, do të vihen në fokus të programacionit 2024, 𝐆𝐀𝐓– 𝐆aleria e 𝐀rteve 𝐓iranë.
Pas ekspozitës së Kukullave Japoneze,“Ningyo & Na ishte Njëherë’, “Introspeksion” të artistit Toni Milaqi dhe së fundmi ekspozitës fotografike “Lana-Tirana,Para-Pas Albania” të fotografit Roland Tasho, një tjetër ekspozitë kujtese “Dhoma e Pasme” vjen këtë prill, me vepra të përzgjedhura nga karriera e gjatë e piktorit 𝘽𝙪𝙧𝙤𝙣 𝙆𝙖𝙘𝙚𝙡𝙞.

Galeri

COD

Silvia Tabaku

Më shumë