“Zëri i Luleve” me Mukades Çanga te Zeta Contemporary Art Center, Tiranë

Sindi Metushi
07/05/2024

Në kuadër të ekspozitës “Petale të panumërta” do të mbahet një mbrëmje muzikore, ku këngëtarja popullore Mukades Çanga do të mbushë hapësirat e qendrës ZETA me zërin e saj ‘a cappella’ dhe tekstet e këngëve popullore të qytetit të Shkodrës. Këngët janë rezultat i marrëdhënies intime të shoqërisë me oborrin si një burim pjellor frymëzimi gjatë periudhës paraindustriale. Intensiteti i kërcënimit të këtij dimensioni social me oborrin është rritur nga pandjeshmëria e komunitetit në pozicione të fuqishme dhe logjika e abuzimit në interes të akumulimit financiar.

06.05.2024, ora 19:00

Më shumë