Ekspozita e karikaturave “Liria e medias” te Tulla Culture, Tiranë
Ambasada e Vendeve të Ulëta në Shqipëri në bashkëpunim të ngushtë me Institutin Shqiptar të Medias, ka kënaqësinë t’ju ftojë në hapjen e Ekspozitës së Karikaturave “Liria e Medias”!
Eventi hapës do të zhvillohet më 13 Maj, ora 18:30 , te Tulla Culture Center, Tiranë.
Ekspozita synon të nxjerrë në pah rolin e lirisë së medias në promovimin e mëtejshëm të parimeve demokratike dhe inkurajimin e diskursit publik. Karikaturistët, ilustruesit dhe artistët nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia u ftuan të përshkruanin vizualisht rëndësinë e lirisë së medias dhe gazetarisë së pavarur, si dhe të pasqyronin realitetet nga perspektiva e tyre, në vendet e tyre përkatëse.
Kjo ekspozitë organizohet pas konkursit të parë rajonal të karikaturave për lirinë e medias në Ballkanin Perëndimor, organizuar nga Cartoon Movement (Amsterdam) dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Vendeve të Ulëta. Punimet e karikaturistëve holandezë janë pjesë integrale e ekspozitës.
Ekspozita do të jetë e hapur për publikun nga data 13-16 Maj.