Java Kulturore Franceze 2024
14/05/2024
Në kuadër të Javës Kulturore Franceze, për herë të parë mbërriti në Shqipëri teatri mbi ujë “Fous de Bassin” nga trupa teatrore e mirënjohur franceze “Ilotopie”, njofton ATSH.
“Në një botë ku realiteti mjegullohet dhe ëndrrat fluturojnë mbi liqen, ekziston një spektakël ndryshe nga të tjerët”,- deklaro ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.
Ai i ftoi qytetarët të ndjekin këtë shfaqje buzë Liqenit Artificial të Tiranës, më 15 dhe 16 maj, për t’u mahnitur, sipas tij, me cirkun e magjishëm mbi ujë dhe lojërat surreale. (Fatosi)