Rëndësia e ruajtjes, mirëmbjatjes dhe digjitalizimit të arkivave audiovizualë, Bashkëbisedim me Nicola Barbuti

Sindi Metushi
14/05/2024

Ditën e enjte, datë 16 maj 2024, në sallën “Akademikët” të Librit Akademik në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, ora 9:30 zhvillohet në kuadrin e ciklit të seminareve mbi marrëdhëniet mes arkivit, artit post-socialist dhe kulturës bashkëkohore më gjerësisht, organizuar në mbështetje të projektit të Qendrës së Dokumentacionit Artistik takimi me titullin “Rëndësia e ruajtjes, mirëmbjatjes dhe digjitalizimit të arkivave audiovizualë: Bashkëbisedim me Nicola Barbuti-n [kërkues shkencor në lëmin e arkivistikës, të bibliografisë dhe të bibliotekonomisë në Departamentin e Hulumtimit dhe Inovacionit Humanist, Universiteti Shtetëror “Aldo Moro”, Bari (Itali); themelues dhe drejtues aktual i Zyrës së Digjitalizimit të Arkivave, Bibliotekave dhe Muzeumeve; ekspert në fushat: arkivistikë, informatikë humaniste, digjitalizim i trashëgimisë kulturore], Vito Saracino-n [koordinues i veprimtarive të hulumtimit shkencor pranë Fondazione Gramsci di Puglia, lektor në lëndën e Historisë Sociale të Medias pranë Universitetit Shtetëror të Foxhias (Itali)] dhe Theo Mäusli-n [docent pranë Universitetit të Zvicrës Italiane, anëtar i komitetit ekzekutiv të Organizatës Botërore të Arkivave Audiovizivë FIAT/IFTA, përgjegjës arkivistik i rrjetit televiziv “Svizzera Italiana”], drejtuar nga Dr. Jonida Gashi (Qendra e Studimit të Arteve) në bashkëpunim me Dr. Edon Qesarin (Instituti i Historisë), bazuar në përvojën e restaurimit digjital të tre filmave shqiptarë të periudhës së realizmit socialist (“Gjeneral Gramafoni”, “Lulëkuqe mbi mure”, “Gunat përmbi tela”).

Më shumë