Udhëtimi ajror më i sigurti në Evropë/Hulumtim i ri!

Marisa Karabeci
21/05/2024

Sipas hulumtimeve më të fundit të kryera për të vlerësuar sigurinë e pasagjerëve në lloje të ndryshme të transportit, avioni është mjeti më i sigurt i transportit në Evropë. Detajet janë publikuar në Raportin e Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA). Sipas të dhënave statistikore të vitit 2018, në Evropë rreziku i vdekjes, si pasojë e aksidenteve me avion, është zero.

Shumica e aksidenteve të raportuara janë rezultat i defektit të pajisjes së uljes dhe sistemit të frenimit, i cili klasifikohet si dështim mekanik. Gjatë vitit 2023, numri i fluturimeve është rritur me 17% krahasuar me vitin 2022. Në nivel global, shkalla totale e aksidenteve ishte 0.80% për milion, ky është një aksident për çdo 1.26 milionë fluturime dhe kjo përfaqëson shkallën më të ulët të përgjithshme në dekadën e fundit.

Rreziku i vdekjes gjatë fluturimit gjithashtu është ulur ndjeshëm, veçanërisht në pesë vitet e fundit. Statistikisht, në atë nivel sigurie, një personi do të duhej të fluturonte me një aeroplan çdo ditë për 103,239 vjet për të përjetuar një aksident fatal. Për linjat ajrore, është duke nxitur një kulturë të fortë sigurie ku çdo punonjës ndihet përgjegjës për sigurinë, është i motivuar dhe pritet të jetë i informuar për të gjitha informacionet e rëndësishme për këtë çështje.

Ndërkaq, ju shuajmë një kuriozitet. Aeroplani Loganaira në fluturimin LM711 lidh ishujt Westray dhe Papa Westray në arkipelagun Orkney të Skocisë. Fluturimi zgjat vetëm 53 sekonda. Me bagazhe dhe mot jo të favorshëm, udhëtimi mund të zgjasë dy minuta e 40 sekonda. Kjo është kohëzgjatja e fluturimit më të shkurtër ajrore në botë, e cila hyri në Librin e Rekordeve Guinness.

Viti 2024, ka qenë një vit sfidues për udhëtimet ajrore, me industrinë e aviacionit të rrënuar nga grevat, problemet teknike dhe kushtet klimatike. Megjithëse shumë faktorë, që bëjnë taksimin e udhëtimeve ajrore, janë jashtë kontrollit të pasagjerëve, një gjë që mund të zgjidhni, është se nga cili aeroport të fluturoni. Për ta bërë udhëtimin pak më relaksues, mendoni të shmangni aeroportet e mëposhtme, të cilët janë renditur si më stresuesit në botë.

Më shumë