Festivali i filmit “Balkan Student CineFest”

Sindi Metushi
22/05/2024

Ju ftojmë të na bashkoheni në Edicionin e Parë të “Balkan Student CineFest,” që do të zhvillohet në Tiranë më datat 23, 24, dhe 25 Maj në Qendrën e Artit “Agimi” @qendra_e_artit_agimi

“Balkan Student CineFest” është një festival filmi i cili synon të krijojë një platformë për kineastët e rinj të Ballkanit, ku ata mund të tregojnë historitë e tyre duke eksploruar identitetet dhe duke adresuar çështje globale përmes fuqisë transformuese të kinemasë.

Përmes këtij takimi artistik që feston krijimtarinë, rezistencën dhe unitetin, ne synojmë të forcojmë bashkëpunimin mes universiteteve dhe shkollave të filmit të Ballkanit.

Festivali mbështetet nga Bashkia e Tiranës @bashkiatirane dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit @meki.gov.al @blendi.gonxhja @lirapipa @mirela_kocollari

Jeni të mirëpritur të merrni pjesë! Hyrja është e lirë!

🎬🎞️🎉

Më shumë