Andy Warhol – Tirana Art Gallery

Sindi Metushi
04/06/2024

Andy Warhol vjen në Tiranë!

Galeria e Arteve 𝐓irana hap në 5 qershor 2024 ekspozitën e cila sjell për herë të parë në Shqipëri 39 vepra origjinale të figurës më emblematike të skenës së artit amerikan të shekullit të 20-të.

Tani do të keni mundësinë të shihni dhe admironi veprat më të njohura dhe më të riprodhuara të autorit!

Ekspozita do të jetë e hapur në ambientet e 𝐆𝐀𝐓 nga data 5 qershor deri më 5 gusht 2024, nga ora 10:00-20:00.

Bileta për të vizituar këtë ekspozitë kushton 400 lekë, ndërsa çmimi i reduktuar për studentët, pensionistët, grupet e shkollave apo familjet me më shumë se katër persona do të jetë 200 lekë.

Më shumë