Diodato, fitues i festivalit Sanremo 2020 vjen në Tiranë
06/06/2024
Diodato, fitues i festivalit Sanremo 2020, me këngën Fai Rumore dhe fitues i dy çmimeve prestigjioze David di Donatello, mbërrin në Tiranë me një super koncert, duke prezantuar edhe disa këngë nga albumi i tij i fundit “Ho acceso un fuoco”.Antonio Diodato lindi më 30 gusht 1981 në Aosta, por u rrit në Taranto. Pasi u transferua në Stokholm, ai mori pjesë në një compilation lounge ku interpretoi këngën “Libiri” (titull i ndryshuar nga producentët suedezë, duke qenë se duhet të titullohej “Liberi”), së bashku me dy DJ vendas Steve Angello dhe Sebastian Ingrosso, të cilët më pas i dhanë jetë Swedish House Mafia.Pas kthimit në Itali, Antonio Diodato u diplomua në Romë, pranë Dams. Në vitin 2007, ai vetëprodhoi një EP të cilin e prezantoi në Meeting of Independent Labels në Faenza, dhe në vitin 2010 regjistroi këngën “Ancora un brivido”.Falë Daniele Tortoras, producentit të Niccolò Fabit, ai pati mundësinë të regjistrojë albumin “E forse sono pazzo” – i cili doli në treg në vitin 2013 – ndërsa videoklipi i këngës “Ubriaco” u përzgjodh nga MTV Generation. Pasi performoi në koncertin e 1 Majit në Taranto, Diodato (ky është emri artistik me të cilin njihet), kontriboi në krijimin e kolonës zanore të filmit të autorit Daniele Luchetti, me titull “Anni Felici”, duke interpretuar këngën e Fabrizio De André “Amore che vieni, amore che vai.”Në qershor 2014, Diodato u vendos për herë të parë në kategorinë e Gjeneratës më të Mirë të Re në MTV Italia Award, ku propozoi këngën “Se solo avessi un altro”. Në shtator, u nderua me çmimin De André për riinterpretimin më të mirë të një kënge nga kantautori ligurian.Në vitin 2016 Diodato bashkëpunoi me Daniele Silvestri për krijimin e “Alla fine” dhe “Pochi giorni”, pjesë të albumit “Acrobati” të kantautorit roman, i cili e ftoi të merrte pjesë në skena të ndryshme të turneut Acrobati Tour.Më pas, u publikua “Mi si scioglie la bocca”, një këngë që i paraprin albumit “Cosa siamo diventati”, i publikuar më 27 janar 2017 për Carosello Records. Më 15 dhjetor të po atij viti, gjatë transmetimit të Raiuno “Sarà Sanremo”, u njoftua se Diodato do të jetë një nga konkurrentët e Festivalit të Sanremos 2018, i shoqëruar nga Roy Paci.Në vitin 2020, fitoi Festivalin e Sanremos me këngën “Fai Rumore” dhe u prezantua katër vite më vonë me këngën “Ti Muovi”.Më 19 Prill 2024, Diodato paraqiti një album të ri “Ho acceso un fuoco”, i cili përfshin dhe kremton dimensionin live.