Ekspozita “I shtrenjti Pinok – Dizajner dhe grafistë italianë ridizejnojnë kukullën më të famshme në botë” te TKOB

Sindi Metushi
11/06/2024

Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Tiranë, ICE Tiranë, Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si dhe Teatrin e Operas dhe Baletit, la kënaqësinë të prezantojë ekspozitën: “I shtrenjti Pinok – Dizajner dhe grafistë italianë ridizejnojnë kukullën më të famshme në botë”, kuruar nga Giulio Iacchetti, me projekt ekspozues nga Matteo Vercelloni dhe projekt grafik nga Federica Marziale Iadevaia.
Me rastin e 140 vjetorit të botimit të parë të librit “Aventurat e Pinokut – Historia e një kukulle” të autorit Carlo Collodi, libri italian më i përkthyer në botë, Muzeu i Dizajnit ADI, prezantoi një përzgjedhje projektesh, kushtuar ikonës që frymëzoi breza krijuesish dhe mendimtarësh.


——
📌Inaugurazione: 06.06.2024 ore 18:00
📍Hall del Teatro dell’Opera e del Balletto – Tirana / Hollit të Teatrit të Operas dhe Baletit – Tiranë
▶️ Ingresso libero / Hyrja e lirë
📆Aperta al pubblico: 07.06-30.06.2024

Më shumë