Gjithçka rreth dietës ketogjenike, studimi i ri aspak ‘optimist’!

Marisa Karabeci
13/06/2024

Dieta ketogjenike u bë e njohur në fillim të viteve 2000 dhe fokusohet në ushqime të pasura me yndyrna dhe që konsiderohen shumë të ulëta në karbohidrate. Një studim i ri ka treguar se ka gjetur disa probleme me parametrat e dietës. E para ishte e lidhur me humbjen e peshës. Teksa shumë njerëz që e ndoqën atë përjetuan humbje të shpejtë të peshës ishte kryesisht humbje e ujit dhe nuk arriti të jepte ndonjë ndryshim të përhershëm pozitiv shëndetësor brenda trupit.

“Dieta ketogjenike nuk i plotëson kriteret e një diete të shëndetshme,”-thotë studimi. Kur bëhet fjalë për shëndetin e përgjithshëm të zemrës, modeli i ulët i karbohidrateve është më i dobishëm se sa me shumë pak karbohidrate. Për shkak të theksit të dietës ketogjenike tek yndyrnat, ata që i përmbahen asaj zakonisht kanë një shkallë më të lartë të kolesterolit LDL, i cili shoqërohet me një rrezik më të lartë të sëmundjeve të zemrës, arterieve të bllokuara dhe vdekjes.

Planet dietike me pak karbohidrate përfshijnë dietën Atkins, dietën paleo dhe dietën e South Beach. Studime të tjera kanë vënë në dukje se dieta ketogjenike mund të çojë gjithashtu në mangësi të mëdha të vitaminave dhe mineraleve si dhe një tepricë të vitaminës K të tretshme në yndyrë, e cila është gjithashtu e pashëndetshme për zemrën dhe rritje të gurëve në veshka.

Dietat strikte reduktojnë kaloritë nën nevojat e dikujt për energji ose kufizoinë makronutrientët që ha një person. Këtë ka pohuar Jennifer Rollin, themeluese e Qendrës së Çrregullimeve të Ushqimit në Rockville, Maryland. Ju mund të mos i merrni nevojat tuaja për kalori ose lëndët ushqyese dhe kjo mund të çojë në marrëdhënie jo të shëndetshme me ushqimin. Nëse dieta juaj përjashton grupe të tëra ushqimore, ka të ngjarë të keni një dietë strikte. Sa shpesh po mendoni për ushqimin? Një mënyrë për të vlerësuar dietën tuaj është të shikoni se sa jeni duke menduar për ushqimin.

Më shumë