Një libër i mirë nuk duhet të mungojë në çantën tuaj të plazhit, ja çfarë na sugjeron Aida Baro…

Anja Dervishi
13/06/2024

ftuar në “Live From Tirana” ka qenë përkthyesja Aida Baro. Ajo na ka sugjeruar një listë librash të cilat mund t’i lexojmë në sezonin e verës. Një libër i mirë nuk duhet të mungojë në çantën tuaj të plazhit, ja çfarë këshillon Aida…

A lexojnë shqiptarët më shumë gjatë verës?

Jo. Po bëhet tashmë mbi 10 vjet që e shikoj këtë dhe gjithmonë është folur për librat e verës. Shqitarët lexojnë gjatë dimrit dhe blejnë libra sidomos gjatë Panairit të Librit. Vera është më e këndshme, më moskokçarëse dhe dikush e merr një libër nën çadër, por jo çdo libër është për nën çadër. Jo të gjithë njerëzit lexojnë libra që janë për nën çadër. Ka njerëz që me kalimin e viteve, nuk e kanë më atë kohë për të lexuar dhe gjatë pushimeve të verës përfitojnë nga rasti të lexojnë libra që nuk i kanë lexuar gjatë dimrit.

Ja librat e verës që sugjeron Aida:

Dieta e Pasionit

Autorja, Nancy Baroni është një shkrimtare me origjinë italiane, por rritur në Kanada. Kuptohet që dashuria për Italinë e ka bërë që të shkruajë libra.

Kokë e këmbë në dashuri

Një donzhuan i thekur padashje bie në dashuri me shoqen e tij të ngishtë, teksa përpiqet ta ndihmoijë për të fituar zemrën e një burri tjetër. Historia e tyre fillon si një miqësi që asnjëri prej tyre nuk do që ta kapërcejë, por dashuria është më e fortë.

Psikiatri

Në këtë libër ka një ironi dhe një thimbim të hollë, për atë pjesë të mjekësisë që mund të jenë shumë të përgatitur por nuk e kuptojnë marrëdhënien me realitetin. Personazhi kryesor është shumë inteligjent, por jo praktik. Ai vendosë që të ndërtojë një çmendinë në qytezën e tij të lindjes. Por fillon t’i fusë të gjithë qytetarët aty dhe nuk arrin të bëjë dot asnjë dallim mes tyre. Të tjerët ngrihen në protest dhe e sulmojnë. Është një thumbim i jashtëzakonshëm edhe i pushtetit edhe i kësaj pseudo-mjekësisë, të cilët për hir të një prestigji fallco përpiqen të fusin në rrethin e tyre të gjithë njerëzit pa përjashtim.

Gënjeshtra e parë

Rikthehemi në një epokë shumë të largët, është një histori ka hebrenjtë e Selanikut. Selaniku ka qenë vendi ku hebrenjtë kishin komunitetin më të madh, rreth 50 mijë të tillë. Historia rrëfehet nga 4 personazhe dhe secili rrëfen të vërtetën e vet. Kjo na vë në dilemë edhe ne, se kur e kemi thënë gënjeshtrën e parë. Çfarë ka pasuar pas asaj? A kemi pasur ne brejtje ndërgjegje? Personazhi i vogël, Niko nuk ka thënë asnjëherë një gënjeshtër të vetme. Kaq besim kishin tek ai, sa pikërisht këtë virty të këtij vogëlushi, komandanti gjerman e shfrytëzon për t’i mbushur mendjen njerëzve hebrenj që ata do t’i çojnë drejt një të ardhme më të mirë. Dhe më pas dihet se ku shkojnë ata. Pas kësaj Niko bëhet një gënjeshtar patologjik dhe nuk arrin të thotë më asnjë të vërtetë.

Më shumë