Studim/Ushtrimet në një kohë të caktuar të ditës mund të ulin nivelet e sheqerit në gjak!

Marisa Karabeci
13/06/2024

Një element kyç për ata që vendosin të ushtrohen fizikisht është koha se kur do t’i bëjnë ushtrimet. Duke marrë parasysh oraret e zëna të punës, shumë njerëz mund të zgjedhin të ushtrohen në mëngjes herët. Studiuesit thonë se nëse shkoni në palestër në mëngjes herët nuk do të keni mundësi të arrini pikun e performancës. Muskujt janë më të ngurtë, ka më pak rezerva energjie të ruajtura gjatë natës dhe në mëngjes dhe temperatura e trupit është disi më e ulët se zakonisht.

Të gjitha këto pengojnë performancën e ushtrimeve. Prandaj, ushtruesit më të zjarrtë mund të preferojnë t’i bëjnë ushtrimet pasdite. “Koha më e mirë për të bërë ushtrime është mes orës 13:00 dhe 18:00.”-thotë Shawn Arent, kryetar i Departamentit të Shkencës së Ushtrimeve në Universitetin e Karolinës së Jugut. Megjithatë, shkencëtarët bien në një mendje se rëndësi ka konsistenca, kurdo që të zgjidhni të ushtroheni.

Të gjithë e dimë mirë rëndësinë e ushtrimeve. Aktiviteti fizik i rregullt është jetik jo vetëm për mbajtur një peshë të shëndetshme, por edhe për të ulur rrezikun e çrregullimeve të rrezikshme si sëmundjet koronare të zemrës, goditjet në tru dhe kanceri. Aktiviteti fizik mund të ndihmojë gjithashtu në mbrojtjen kundër diabetit të tipit 2.

Për të pasur këto përfitime, autoritetet britanike shëndetësore këshillon që duhet të ushtrohemi të gjithë çdo ditë dhe të paktën 150 minuta në javë. Ndërkaq, një studim i ri ka sugjeruar se stërvitja në një kohë të caktuar të ditës mund të jetë më e mira për ata që kërkojnë të kontrollojnë nivelet e sheqerit në gjak dhe të ulin rrezikun e diabetit. Sipas një studimi të publikuar në revistën “Obesity”, stërvitja në mbrëmje është më efektive për uljen e niveleve të sheqerit në gjak.

Ky u zbulua se ishte rasti me të rriturit mbipeshë ose obezë kur ata angazhoheshin nga aktivitet fizik i moderuar deri në shkallë më të madhe gjatë mbrëmjes. Ekipi hulumtues shpjegoi se tashmë ishte vërtetuar se ky nivel ushtrimi rrit homeostazën e glukozës, nivelet e kontrolluara të sheqerit në gjak. Por, thanë ata, dihet më pak për kohën optimale të aktivitetit fizik të moderuar deri në atë të shkallës më të lartë për të përmirësuar kontrollin e përditshëm të glukozës në gjak.

Më shumë