“Festa e Grurit” Fier

Sindi Metushi
20/06/2024

Pojan, shtëpia e Parkut Arkeologjik të Apolonisë, mirëpret “Festën e Grurit” për të gjashtin vit rradhazi në një nga 100 fshatrat më të bukur të Shqipërisë. Ky festival shpalos traditat antike të bujqësisë së zonës, përfshirë traditën e prodhimit të grurit 🌾, prodhimet vendase 🍇, dhe folklorin lokal me këngë 🎶 dhe veshje tradicionale. Së bashku me panairin e bukës 🥖 dhe gatimeve tradicionale, festa sjell parada dhe performanca festive nga grupi i këngës qytetare Fierake dhe Ansambli “Myzeqeja”. Të rejat e këtij viti janë aktivitetet në natyrë si Yoga 🧘‍♀️ dhe Crossfit 🏋️‍♂️ si dhe shfaqje të një drame antike 🎭. Si pjesë e turit etnokulturor “Hajd’ dalim nga Myzeqeja,” ky event është një pikë takimi për të gjithë ata që vlerësojnë kulturën dhe traditën. Ejani të festojmë 🎉, shijojmë dhe të krijojmë kujtime të bukura në Pojan me “Festën e Grurit”.

Më shumë