Për ju që ende nuk e dini dhe refuzoni ta konsumoni brokoli shërben kundër melanomës!
Brokoli dhe lulelakra shërbejnë kundër melanomave. Shkencëtarët zbuluan se kjo përbërje pengoi rritjen e qelizave të sëmura me rreth 69% tek minjtë. Ata shpresojnë se këto gjetje të çojnë në një ilaç të ri që mund të shkatërrojë qelizat malinje pa dëmtuar qelizat e afërta të shëndetshme. Melanoma e cila shkaktohet kryesisht nga ekspozimi ndaj dritës ultravjollcë nga dielli është forma më pak e zakonshme, por më e rrezikshme e kancerit të lëkurës. Kur kapet në fazat e hershme të saj, është pothuajse gjithmonë e shërueshme me kirurgji, por kur përhapet në zona të tjera të trupit është e vështirë për t’u trajtuar.
Ndërkaq, dielli është një nga burimet më të mira të vitaminës D. Megjithatë rrezet e diellit arrijnë të depërtojnë deri në shtresat më të thella të lëkurës tuaj dhe ta dëmtojnë atë duke shkaktuar plakje të parakohëshme, shtim të nishaneve apo kancer të lëkurës. Për t’u mbrojtur nga to egzistojnë një sërë mënyrash. Së fundmi një studim italian tregon për vetitë që kafeina ka në mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e dëmshme të diellit. Kafja është një ndër pijet më të pasura me kafeinë dhe në këtë rast mund të përdoret si një medikament i mirfilltë sipas ekspertëve.
Studimi i sapo publikuar nga ekspertët e Institutit të Lartë të Shëndetit në Itali në bashkëpunim me Universitetin Tor Vergata dhe Institutit të Dermologjisë në Romë, tregon për lidhjen e fortë që kafeina dhe tumore si melanoma kanë. Sipas tyre kafeina ka një rol mbrojtës ndaj qelizave tumoriale që shkaktojnë melanomën. Enzima që ka rol kyç në këtë parandalim quhet tirosinasi dhe gjendet me shumicë tek kafeina.
Rikujtojmë se një test i rëndësishëm i vaksinës së parë të “personalizuar” të mRNA në botë kundër formës më vdekjeprurëse të kancerit të lëkurës melanomës është duke u zhvilluar në MB. Steve Young, 52 vjeç, nga Stevenage, Herts, i cili kishte një rritje melanoma nga skalpi i tij gushtin e kaluar, është një nga pacientët e parë që provoi vaksinën. Vaksina është krijuar për të ndihmuar sistemin e tij imunitar të njohë dhe të fshijë çdo qelizë kanceroze të mbetur.
Mjekët shpresojnë që kanceri i tij nuk do të kthehet. Ilaçi, mRNA-4157 (V940), përdor të njëjtën teknologji si vaksinat aktuale të Covid dhe po testohet në provat e fazës së tretë dhe të fundit. Mjekët e Kolegjit Universitar të Londrës (UCLH) e japin atë së bashku me një ilaç tjetër, pembrolizumab ose Keytruda, që gjithashtu ndihmon sistemin imunitar të vrasë qelizat e kancerit.