Filmi “Lulëkuqet mbi mure” te Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, Tiranë

Sindi Metushi
11/07/2024

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) ka kënaqësinë t’ju ftojë në shfaqjen e filmit “Lulëkuqe mbi mure”. 📽

Të martën, më 16 korrik 2024 🗓, ora 20:00 ⏰, në Teatrin dhe Kinemanë Verore pranë DPA-së do të shfaqet filmi i tretë në radhë kushtuar Luftës Nacionalçlirimtare, në kuadrin e një sezoni të ngjeshur artistik, i cili përmes kinematografisë synon t’i njohë të rinjtë me të shkuarën e vendit. 🇦🇱

“Lulëkuqe mbi mure”, realizimi i regjisorit Dhimitër Anagnosti më 1976-n 🎬 dhe i restauruar së fundmi nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit (AQSHF), bën pjesë në repertorin e filmave të përzgjedhur për t’u shfaqur në Teatrin dhe Kinemanë Verore pranë DPA-së, me rastin e Vitit Mbarëkombëtar të 80-vjetorit të Çlirimit.

Jetësimi i kësaj nisme vjen në sajë të bashkëpunimit të DPA-së me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) dhe AQSHF-në. 🤝

Më shumë