ExpoCOD “Things Take Time”

Sindi Metushi
30/07/2024

“Gjërat marrin kohë” është ekspozita e fundit që Qendra për Hapje dhe Dialog ka kënaqësinë t’ju prezantojë këtë verë. Ekspozita do të shfaqë vepra arti të krijuara midis viteve 1991-2010, që pasqyrojnë periudhën e rënies së komunizmit. E kuruar nga Sylvia Sachini, ekspozita përfshin fotografi të fotografëve të njohur ndërkombëtarisht nga MAGNUM PHOTOS, të cilat shërbejnë si dëshmi historike dhe si mjet për të kuptuar tranzicionin që ndodhi në Shqipëri gjatë atyre viteve. Kjo ekspozitë është një bashkëpunim midis Qendrës për Hapje dhe Dialog, “MAGNUM PHOTOS”, Institutit Italian të Kulturës, Ambasadës së Greqisë në Shqipëri, MISC-ATHINË dhe Qendrës Shqiptare të Fotografisë (ACOP). Ekspozita do të jetë e hapur për publikun në COD nga data 17 korrik deri më 17 gusht 2024.

Më shumë