“Kujtesa e mureve – Poezi & Histori” në Porto Palermo

Sindi Metushi
22/08/2024

Në kuadër të 23 gushtit, Ditës Evropiane të Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare, të përcaktuar nga Parlamenti Evropian, KE dhe Këshilli i Evropës, për të nderuar dinjitetin njerëzor të viktimave të totalitarizmit, mbahet aktiviteti “𝐏𝐨𝐫𝐭𝐨 𝐏𝐚𝐥𝐞𝐫𝐦𝐨 𝐭𝐣𝐞𝐭𝐞̈𝐫- 𝐧𝐠𝐚 𝐤𝐚𝐦𝐩 𝐧𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐤𝐮𝐣𝐭𝐢𝐦 -𝐝𝐞̈𝐬𝐡𝐦𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐨𝐞𝐳𝐢”, organizuar nga 🏢𝐀𝐈𝐃𝐒𝐒𝐇🤝 në bashkëpunim me 📚𝐐𝐞𝐧𝐝𝐫𝐞̈𝐧 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐋𝐢𝐛𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐋𝐞𝐱𝐢𝐦𝐢𝐭 dhe 𝘉𝑎𝘴ℎ𝘬𝑖𝘯𝑒̈ 𝑒 𝐻𝘪𝑚𝘢𝑟𝘦̈𝑠.

🏞Kalaja e Porto Palermos është një monument i trashëgimisë kulturore.
Ajo ka ekzistuar kohë më parë se Ali Pashë Tepelena ta rindërtonte atë në shek.e XVIII. Sipas disa shkrimeve të vitit 1912, kjo kështjellë ishte venedikase megjithatë studiuesit kanë teori të ndryshme rreth kohës së ndërtimit të kësaj kalaje.
Pas restaurimit Ali Pasha e ka pasur nën kontrollin e tij këtë pikë, duke e përdorur atë vetëm si vizitor dhe e ka përshtatur për sfida luftarake.

🚶Autoriteti zbret në kalanë historike të📍Porto Palermos, për të sjellë në vëmendje të shoqërisë, përmes👩‍🦳 dëshmive, 🗄dokumenteve arkivore, dhe🎨ekspozitës me portrete njerëzore, vizatuar nga 𝐋𝐞𝐤 𝐏𝐞𝐫𝐯𝐢𝐳𝐢, historinë e pathënë të saj, si vendvuajtje për familjet e kundërshtarëve politikë të regjimit komunist.

🖤Si e tillë, për një periudhë të shkurtër, 1949-1950, kalaja u përdor si vend internimi i burrave, grave e fëmijëve, familjarë të kundërshtarëve politikë, të cilët mbaheshin të izoluar, në kushte të vështira në mjediset e saj të errëta e pa dritë. Shumë të dënuar të kampit të Tepelenës ndaluan për disa kohë në Porto Palermo.

📚Qëndra Kombëtare të Librit dhe Leximit vjen me edicionin e saj tashmë të mirënjohur, ‘’𝑽𝒂𝒓𝒈 𝑭𝒆𝒔𝒕𝒊𝒗𝒂𝒍’’ me poezi mbi historinë e Porto Palermos gjatë ekzistencës së saj si kamp burg, për familjet e kundërshtarëve politikë të regjimit komunist.

Më shumë