Shkodra Jazz Festival

Sindi Metushi
29/08/2024
Në homazh të Zorro-s, një personazh i krijuar më shumë se një shekull më parë nga shkrimtari amerikan Johnston McCulley, saksofonisti Francesco Bearzatti me Kuartetin Tinissima prezanton një sërë kompozimesh origjinale, të realizuara nga fragmente të filmit të parë pa zë, kushtuar personazhit. Tingulli i Bearzatti-t, qëllimisht pa vibrato si ai i Paul Desmond, mbështetet nga shoqërimi energjik i kuartetit të tij të besuar Tinissima. Kjo performancë energjike ndjek trashëgiminë e veprave të tij të mëparshme në nderim të Malcolm X, si dhe fotografes e aktivistes Tina Modotti. Më shumë se një koncert, ai është një lirikë për qëndresën dhe drejtësinë, një aventurë e këndshme, objektivi kryesor i së cilës është zgjimi i ndërgjegjeve. Talenti i Bearzatti-t është edhe ai i një kompozitori të informuar dhe të zgjuar, i gatshëm të riprodhojë në kompozimet e tij ligësinë dhe sharmin e kësaj figure emblematike të letërsisë artistike të shekullit të kaluar. Virtuozi Bearzatti, i shoqëruar nga Giovanni Falzone në trompë, Danilo Gallo në kitarë-bas dhe Zeno De Rossi në bateri, na ofron një aventurë brilante, të nënshkruar jo me shpatë, por me tingujt e saksit tenor të tij!

Më shumë