Infeksionet mykotike, një çështje e rëndësishme globale që duhet të shqetësohemi!
Bakteret nuk janë të vetmit patogjenë me mutacion për të cilët duhet të shqetësohemi. Infeksionet mykotike gjithashtu po përshtaten përtej mundësive të mjekësisë sonë, duke shkaktuar një “pandemi të heshtur” që duhet të trajtohet urgjentisht, sipas disa studiuesve. “Kërcënimi i patogjeneve fungal dhe rezistenca antimykotike, edhe pse është një çështje globale në rritje, po lihet jashtë debatit”-shpjegon biologu molekular Norman van Rhijn nga Universiteti i Mançesterit në Mbretërinë e Bashkuar. Këtë shtator, Kombet e Bashkuara do të organizojnë një takim në qytetin e New Yorkut mbi rezistencën antimikrobike, i cili përfshin diskutime mbi bakteret, kërpudhat, viruset ose parazitët rezistente.
Përpara këtij eventi, van Rhijn dhe një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh po u bëjnë thirrje qeverive, komunitetit të kërkimit dhe industrisë farmaceutike të “shikojnë përtej baktereve. Infeksionet kërpudhore, sipas The Lancet, janë lënë jashtë shumë nismave për të trajtuar rezistencën antimikrobike. Pa vëmendje dhe veprim urgjent, disa infeksione fungale veçanërisht të këqija, të cilat tashmë infektojnë 6.5 milionë në vit dhe marrin 3.8 milionë jetë në vit, mund të bëhen edhe më të rrezikshme.
“Fokusi disproporcional te bakteret është shqetësues sepse shumë probleme të rezistencës ndaj ilaçeve gjatë dekadave të fundit ishin rezultat i sëmundjeve kërpudhore invazive, të cilat kryesisht nuk po adresohen sa duhet nga komuniteti dhe qeveritë”-shkruajnë van Rhijn dhe kolegët e tij. Ndryshimet klimatike që po ndodhin, ndikojnë në sjelljet e viruseve të cilët rrisin sëmundshmërinë në popullatë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përditësuar listën e patogjeneve që kanë rrezik të shtuar për të shkaktuar një pandemi të re në të ardhmen, që nga Ethet e Nilit Perëndimor të cilat kanë shtuar numrin e rasteve, por edhe mutacioni që ka pësuar lija e majmuni e cila tanimë transmetohet nga njeriu tek njeriu nëpërmjet kontaktit të ngushtë apo prekjes së sendeve të infektuara dhe nuk shfaqet vetëm në Afrikë.
Ndërkaq, vdekjet për shkak të infeksioneve rezistente do të rriten në dekadat e ardhshme dhe kjo rritje pritet të jetë pothuajse 70% deri në vitin 2050 krahasuar me vitin 2022. Sipas një studimi të botuar në revistën ” The Lancet”, vlerësohet se deri në vitin 2050 më shumë se 39 milionë njerëz në mbarë botën mund të vdesin nga infeksionet rezistente ndaj antibiotikëve.