Vaji i farave të kungullit kundër kancerit të gjirit!

Marisa Karabeci
24/09/2024

Sëmundjet kancerogjene janë përhapur shumë ditët e sotme. Shumë ekspertë bëjnë shkaktarë edhe ushqimet që ne zgjedhim të konsumojmë. Fatmirësisht krahas ushqimeve të dëmshme ka dhe shumë nga ato që rezultojnë kurative për sëmundjet kancerogjene. Vaji i farave të kungullit i kombinuar me sojën redukton rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit.

Në një studim të fundit që është bërë në Gjermani dhe që kanë konsumuar vajin dhe farat e kungullit kanë përdorur gjithashtu dhe sojën bashkë me vajin e farave të kungullit, pra është bërë një kombinim i tyre dhe në grupin që e kanë konsumuar këtë është reduktuar me 27% kanceri i gjirit. Është një vrasës i qelizave tumorale sidomos ato beninje dhe sidomos tek meshkujt. Por, ka dhënë rezultat edhe në parandalimin e qelizave kanceroze malinje.

Farat e kungullit janë një burim i pasur me magnez, kalcium, kalium, hekur, zink dhe vitaminë K. Vaji i farave të kungullit përdoret edhe për shërimin e prostatës. Vaji përmban fitokemikalie dhe antioksidues, të cilat reduktojnë nivelin e radikaleve të lira në organizëm dhe parandalojnë krijimin e qelizave kancerogjene.

Nëse jeni në kërkim të një mënyre natyrore për përmirësim të humorit ose për zbutje të simptomave të menopauzës, farat e kungullit janë një zgjedhje e shkëlqyeshme. Farat rregullojnë dhimbjet e kokës dhe zvogëlojnë shpeshtësinë e ndryshimeve të papritura të humorit. Janë burim i pasur me fibra dhe proteina, materie të cilat janë të rëndësishme për humbje të peshës.

Vetëm 30 gramë fara të kungullit përmbajnë rreth 5 gramë proteina, gjë që do t’ju mbajë të ngopur për një kohë më të gjatë. Megjithatë, duhet t’i konsumoni me kujdes, sepse një filxhan me fara përmban rreth 285 kalori. Studimet kanë zbuluar se farat e kungullit mund ta reduktojnë nivelin e kolesterolit të keq me 13%, ndërsa nivelin e kolesterolit të përgjithshëm me 10%. Gjithashtu reduktojnë rrezikun nga sulmi në zemër dhe në tru.

Më shumë