Si të krijoni lidhje me fëmijën pas lindjes Cezariane!

Marisa Karabeci
25/09/2024

Pavarësisht nëse lindja cezariane ishte e planifikuar apo jo, ju mund të mos jeni në gjendje të përqafoheni me fëmijën tuaj menjëherë. Gjithashtu, si çdo procedurë tjetër kirurgjikale, rikuperimi i plagës kërkon pushim për ditët e para, kështu që nuk do të jeni në gjendje të lëvizni nga shtrati. Ka mënyra se si mund të keni një përvojë lidhjeje me të porsalindurin tuaj pas lindjes.

Pas lindjes, foshnja mund t’ju sillet nga infermierja dhe mund të vendoset lëkurë më lëkurë në gjoksin tuaj të zhveshur. Kjo lloj prekjeje, e referuar edhe si “kujdesi i kangurit”, ka rezultuar shumë i dobishëm për lidhjen emocionale mes jush dhe fëmijës suaj. Ndërsa jeni ende në spital dhe po rikuperoheni nga një procedurë, mund t’i përdorni këto momente për të përqafuar butësisht dhe për të folur me fëmijën tuaj.

Pavarësisht nëse e ushqeni me gji ose formulë, koha e ushqyerjes ofron një mënyrë të menjëhershme për t’u lidhur me fëmijën tuaj. Nëse ushqyerja me gji nuk është një opsion, ka formula qumështi të përshtatshme posaçërisht për foshnjat e lindura me operacion cezarian që sigurojnë baktere të dobishme me të cilat nuk kanë rënë në kontakt. Nëse mbajtja e foshnjës pranë gjoksit shkakton dhimbje, përdorni një jastëk si ndarës midis barkut tuaj të ndjeshëm dhe foshnjës.

Pasi të keni arritur në shtëpi vazhdoni të zhvilloni një lidhje emocionale me fëmijën tuaj. Aktivitetete si kontakti lëkurë me lëkurë pas larjes, masazhet e buta, koha e ushqyerjes dhe vënia në gjumë e foshnjës mund t’ju ofrojnë momente të çmuara së bashku. Me përgjigjen tuaj plot dashuri, ngrohtësi dhe kujdes ndaj nevojave të fëmijës suaj, mund të jeni të sigurt se një lidhje emocionale, jetike për zhvillimin e foshnjës, është krijuar me sukses dhe se ajo do të rritet gjithnjë e më shumë me të.

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë në mënyrë të ndryshme. Gratë e njohura të cilat kanë lindur në mënyrë natyrale janë Dukesha e Cambridge, bashkëshortja e Princit William, Pamela Anderson, Cindy Crawford, Demi Moore, Jessica Alba, Alanis Morissette, Miranda Kerr, Nelly Furtado, Kourtney Kardashian etj.

Kohëve të fundit gjithnjë e më shpesh gratë vendosin që të lindin me prerje Cezariane. Ndonjëherë me indikacion mjekësor, por ndonjëherë edhe më dëshirën e tyre. Nuk ka studime të mjaftueshme të cilat japin të dhëna se sa është numri maksimal i lindjeve me prerje Cezariane që mund të ketë një grua. Përgjithësisht, një grua është e sigurt që të kryejë deri në tri lindje me prerje Cezariane.

Më shumë