Përfitime të shumta në metabolizëm vijnë nga pirja e moderuar e kafesë…

Anja Dervishi
28/09/2024

Një konsum ditor i moderuar i kafesë apo pijeve që kanë përmbajtje kafeinë bën mirë për metabolizmin. Studimi është publikuar në Journal of Clinical Endocrinology and Metabolism.

Sipas studimit të fundit të kryer në këtë fushë rezulton se ndikon në reduktimin e riskut të prekjes nga diabeti, kardiopatia koronare apo ictus. Konsumi i 3 filxhanëve kafe në ditë në bazë të statistikave të marrë në analizë ka treguar se risku për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, ose prekja nga dy sëmundje cardimetabolike njëkohësisht reduktohet me 48 % në krahasim me ata që nuk konsumonin apo e kishin mjaft të ulët. Ekspertët kanë analizar të dhënat e biobankës britanike mbi 500 mijë indivdë të moshës 37-38 vjeç, dhe rezultoi se 200 mg në ditë kafeinë sillte benefite për organizmin.

Më shumë