Vjeshta erdhi dhe bashkë me të edhe ankthi që e karakterizon këtë stinë, ja disa këshilla për ta përjetuar më lehtë…
Me largimin e verës dhe kalimin në stinën e vjeshtës, niveli i stresit dhe ngarkesës emocionale rrjedhimisht rritet, duke marrë shkas dhe angazhimet në punë apo në shkollë. Hulumtimi i fundit tregon se stresi i vjeshtës prek miliona njerëz çdo vit. Ai mund të shfaqet në lloje të ndryshme si lodhje, humbje oreksi dhe përgjumje e tepërt.
Sipas studimit stresi i vjeshtës nuk shfaqet në të njëjtin nivel te të gjithë, pasi është shumë më i zakonshëm te femrat se sa te meshkujt. Por, ekspert sugjerojnë që të ndiqen disa këshilla për të përballuar stresin dhe ngarkesën emocionale këtë vjeshtë.
Në këtë periudhë sugjerohet që ju të krijoni zonën tuaj të rehatisë dhe të merreni me angazhime të tjera që ju japin qetësi emocionale apo shpirtërore. Në vend të qëndrimit në shtëpi dhe fjetjes me orë të tejzgjatura mund të merreni me një aktivitet fizik, të lexoni një libër apo të shikoni një film. Duhet të hani shëndetshëm dhe t’i kushtoni më shumë vëmendje vetes tuaj. Mos harroni të hani rregullisht vaktet e ditës, pasi në këtë periudhë trupi ka më shumë nevojë për minerale dhe vitamina.
Shfrytëzoni ditën, duke u marrë me aktivitete dhe duke takuar njerëz të cilët ju bëjnë të ndiheni më mirë. Mos lejoni që kushtet e motit t’ju “strukin” në skutat e errëta të vetmisë. Sipas psikologëve stresi i vjeshtës është një gjendje emocionale e përkohshme, megjithatë duhet që të tregohet kujdes për kapërcimin e saj si dhe për kujdesin e vetes.