Ilaçi i marrë në kohën e gabuar ndoshta nuk do të jetë efikas…

Marisa Karabeci
01/10/2024

Ilaçet duhen pirë në orarin e duhur. “Simptomat e shërimit efikas varen nga orët e ditës”-thotë Michael Smolenski, profesor në Universitetin Texas në Austin. Për shembull, goditja në tru më së shpeshti ndodh në orët e mëngjesit, ndërkaq sulmet e astmës zakonisht natën. Nëse merrni ilaçe në kohë të gabuar, ndoshta nuk do të jenë efikase ose do të mundë të ndodhë që të keni veprime të padëshirueshme.

Njerëzit dhe kafshët kanë një sërë orësh të brendshme në tru, në organe, në inde dhe qeliza, të cilat janë të sinkronizuara në mënyrë natyrale me ciklin 24-orësh të Tokës të ndërrimit të dritës dhe errësirës.   Harmonizimi i kohës për marrje të ilaçeve me ato ritme cirkadike quhet kronoterapi. Biologu Jorgos Paskos i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Pensilvanisë propozon zgjidhjen:

Më shumë testime klinike në mënyrë që të mësohet koha optimale e marrjes së ilaçeve. 

Dhimbja kronike ndikon si në gjendjen fizike ashtu edhe në atë psikologjike. Gjithashtu mund të ndikojë në marrëdhëniet me kolegët, fëmijët dhe partnerët. Dhimbja mund të shkaktohet nga një nerv i dëmtuar ose mund të jetë diçka shumë më serioze, një zorrë qorre ose një sulm në zemër. Laura Farris, Ph.D. nga Universiteti i Pitsburgut, rekomandon vizitë urgjente te mjeku nëse dhimbja ndodh papritmas dhe nëse nuk e keni përjetuar më parë.

Nëse ndjeni se po dhimbja po rritet, kërkoni kujdes mjekësor. Mos lejoni që dhimbja të përshkallëzohet. Sa më shpejt që të filloni trajtimin, aq më e lehtë do të jetë që ta mbani nën kontroll sëmundjen. Shqyrtoni mirë përbërësit dhe sigurohuni që mos e tejkaloni dozën e rekomanduar, pasi mund të ketë pasoja serioze. Nëse mendoni se është një ide e mirë për të marrë një ilaç nga një mik, mendoni përsëri. Para së gjithash, për t’i dhënë dikujt një ilaç, të cilin atij nuk ia ka përshkruar mjeku, është një shkelje e ligjit.

Më shumë