Këshillë nga stjuardesat, e vetmja gjë që nuk duhet të kërkoni gjatë fluturimit tuaj!

Anja Dervishi
01/10/2024

Sipas stjuardesave, aeroplanët janë mjaft të papastër dhe në to ka baktere të rrezikshme. Çdo sipërfaqe në aeroplan preket nga qindra njerëz në ditë dhe ata nuk dezinfektohen shumë shpesh. Në fluturimet më të shkurtra, stjuardesat nuk kanë mundësi të lajnë fare duart ndërsa shërbejnë pije. Prandaj këshilla kryesore është që të mos kërkoni akull dhe futeni në pije.

Vetë stjuardesat shpjegojnë se akulli vendoset në tas dhe kupa, edhe nuk pastrohen shumë shpesh. Nëse jeni skeptik ndaj këtij paralajmërimi, një studim i vitit 2017 vërtetoi se kjo ishte e vërtetë. Studiuesit morën mostra 60 kuba akulli nga shtëpitë dhe objektet industriale për të zbuluar se sa lloje bakteresh përmbanin ato. U zbulua se kishte mbi 50 lloje të ndryshme bakteresh në akull.

“Një përqindje konsistente e mikroorganizmave të gjetur në akull dihet se shkaktojnë infeksione njerëzore”, shkroi “The Washington Post” në lidhje me studimin. Përfundimi është se është më e sigurta të pihet nga një shishe e mbyllur.

Rikujtojmë se, të ulesh pranë dritares gjatë fluturimit me aeroplan mund të jetë adrenalinë më vete duke parë të gjithë atë pamje. Megjithatë, ndoshta shpesh e keni pyetur veten se kur janë rastet që duhet mbajtur grila e dritares e hapur apo e mbyllur. Ekspertët thonë se ekzistojnë dy raste kur duhet me patjetër që grilat e dritareve në aeroplan të jenë hapur. Këto dy raste janë gjatë ngritjes dhe uljes së aeroplanit. Në fakt, disa linja ajrore madje kërkojnë që ato të jenë të hapura gjatë këtyre fazave të fluturimit.

Më shumë