Mos e bëni më! Arsyet se pse nuk duhet të ndani tualetet me mikeshat tuaja…

Anja Dervishi
01/10/2024

Mesiguri mund t’ju ketë ndodhur të paktën një herë që mikesha juaj mund t’ju ketë kërkuar tualetet tuaja. Epo, nëse i keni ndarë me të tjerë, tashmë do të bindeni që të mos e bëni më asnjëherë. Një ekspert i optikës ka thënë se nuk duhet të ndani furçat dhe produktet e make-upit, duke paralajmëruar kështu edhe rreziqet që vijnë pas kësaj. Imran Ali ka paralajmëruar:

Asnjëherë mos i ndani produktet e make-upit pasi kontaminimi i kryqëzuar mund të përhapë infeksione virale, duke çuar në ënjtje të qepallave, inflamacion të syve apo edhe rrjedhje. Nëse keni ndarë produkte kozmetike dhe keni vënë re ndonjë nga këto simptoma, është e rëndësishme të caktoni një takim me okulistin tuaj.

Imran gjithashtu thekson rrezikun e përdorimit të grimit të skaduar.

Produktet e make-upit nuk kanë ndonjë datë të caktuar skadence sikurse ushqimi dhe është vështirë të dihet nëse janë prishur vetëm duke i parë. Në përgjithësi, grimi mund të zgjasë diku 3 muaj deri në një vit, por në varësi të mënyrës se si e keni ruajtur grimin tuaj mund të ndikojë se sa zgjat produkti. Unë do të rekomandoja të kontrolloni udhëzimet e produktit për të parë nëse grimi juaj është ende i sigurt për t’u përdorur. Gjithashtu mund të minimizoni mundësinë e rritjes së baktereve nëse pastroni aplikuesit ose furçat e grimit tuaj çdo 7 ditë.

Imran nënvizon rëndësinë e larjes së duarve përpara se të aplikoni makijazhin, duke vënë në dukje se neglizhimi për ta bërë këtë mund të rrisë përhapjen e mikrobeve dhe baktereve të dëmshme që më pas mund të përfundojnë në sytë tuaj.

Më shumë