Sekreti është tek mënyra e të ushqyerit, shpëtoni nga djersitja e tepërt me këto këshilla!

Anja Dervishi
01/10/2024

Nëse bëni pjesë tek ai grup personash që djersiteni shumë, atëherë jeni në artikullin e duhur. Nutricionistja Rick Hay ka dhënë këshillat e saj se si ta freskoni trupin me produkte ushqimore dhe lëngje.

Ajo këshillon marrjen e vitaminës B, sepse ajo zvogëlon stresin i cili çon në djersitje të shtuar, si edhe zvogëlim të alkoolit dhe të kafeinës. Gjithashtu, duhet konsumuar ushqim i lehtë dhe fruta, siç janë rrushi dhe shalqiri, të cilat treten më lehtë.

Vitamina B rregullon hormonet dhe e mban nën kontroll nivelin e stresit. Kur djersitemi shpesh bëhemi nervozë për shkak të djersitjes dhe njollave të cilat krijohen në rroba. Atëherë ngrihet edhe më shumë temperatura e trupit tonë, prandaj edhe bëhemi të nervozuar dhe i nënshtrohemi stresit. E gjitha kjo çon deri në djersitje të shtuar.

Vitamina B ka rolin kyç, sepse lidh endokrinet dhe sistemin nervor të cilat kanë rol të rëndësishëm në reagimin ndaj stresit. Kur jemi nën stres ai hormon punon më shumë. Disa studime kanë treguar që vitaminat B6, B9 dhe B12 ndihmojnë në rregullimin e nivelit të stresit.

Magnezi gjithashtu është luftues kundër djersitjes së shtuar, sepse nëse nuk kemi mjaftueshëm magnez dhe kalcium, atëherë nervat humbin kontrollin mbi hapjen dhe mbylljen e poreve nëpër të cilat del djersa. Magnezi ndihmon që organizmi të përshtatet me stresin ditor.

Kur djersitemi humbim mjaft magnez. Kjo çon deri në djersitje të shtuar, prandaj është e nevojshme të kompensohet. Hani perime që kanë ngjyrë të gjelbër të errët, arra dhe fara në mënyrë që të kompensoni magnezin, ndërsa vezët për vitaminën B. Ato janë të mira për sistemin tuaj nervor dhe ndihmojnë në rregullimin e djersitjes.

Femrave të cilat janë në menopauzë u rekomandohet të përdorin bimën schisandra, e cila rregullon djersitjen e natës. Hani fruta dhe perime midis vakteve. Konsumoni shalqi, rrush, pjepër, por edhe kastravecë dhe selino.

Më shumë