“Syri i Amazonës”, bima me veprim të pabesueshëm për shumë probleme shëndetësore!
Syri i Amazonës, siç quhet lulja e bimës guarana, është ilaç efikas për shumë probleme shëndetësore. Guarana rritet në malet e Brazilit dhe të Venezuelës. Farërat e kësaj bime janë stimulues i shkëlqyeshëm i sistemit nervor, madje 2,5 herë më i fuqishëm sesa përmbajtja e kafeinës së kafesë së fortë. Që nga kohët e lashta popujt e Amerikës Jugore përtypin farat e guaranës si nxitje energjike, ndërkaq edhe sot përdoret për ngritjen e energjisë së metabolizmit, për performancë më të mirë dhe për eliminimin e apetitit.
Indigjenët brazilianë guaranën e konsumojnë në doza të vogla që nga fëmijëria, bashkë me qumështin e nënës. Jetëgjatësinë e tyre e lidhin me guaranën, të cilën e quajnë “eliksir i jetëgjatësisë”. Indigjenët thonë që guarana është ushqim dhe ilaç që njerëzit i bën më të fuqishëm dhe më rezistues deri në moshën e shtyrë, ndërkaq femrave ua bën lëkurën të butë, pa rrudha dhe pa celulit.
Farërat e dyllit të guaranës përdoren në formë pluhuri, ekstrakti alkoolik, kapsulave, tabletave, shurupeve dhe çajeve me një sërë efektesh pozitive ndaj shëndetit. Guarana përmban fitokimikalie si teobromin, saponin, taninin dhe katehinin. Fitokimikaliet janë antioksidantë të fuqishëm të cilët ndihmojnë në pengimin, ngadalësimin dhe ndalimin e shumë sëmundjeve. Teobromini i guaranës është përbërës i cili ndihmon gjatë djegies së yndyrës.
Guarana vepron edhe si tonik dhe si mjet për pastrimin e zorrëve. Shërben edhe si diretik, për shërimin e infeksioneve të sistemit të urinës, diarresë, menstruacioneve të dhembshme dhe dhembjes së kokës. Guarana qetëson muskujt e lëmuar bronikatal, zvogëlon ankthin, mbron neuronet dhe ndikon pozitivisht në dëshirën seksuale te të dy gjinitë.
Kjo bimë shërben edhe si stimulues i zemrës dhe ndihmon personat me presion të ulët të gjakut. Shton vigjilencën dhe përqendrimin, zvogëlon lodhjen dhe tendosjen, shton nivelin e energjisë, ndihmon në dobësim, zbut dhembjen e kokës dhe migrenën, shton libidonë, pastron zorrët dhe mbbron organizmin nga shumë sëmundje. Si stimulues natyral, guarana u rekomandohet personave të cilët kanë stres dhe të gjithë atyre që dëshirojnë të arrijnë maksimumin kur kanë më së shumti nevojë. Përdoret për përmirësimin e funksioneve kognitive dhe për performancat e sportistëve.
Guarana përmban midis 3 dhe 7% kafeinë. Përveç kësaj, guarana nuk përmban materie plotësuese shqetësuese, siç është furfuroli, i cili është i pranishëm në kafe. Personat të cilët vuajnë nga shtypja e lartë e gjakut duhet ta konsumojnë guaranën me kujdes. Mos e përdorni guaranën në orët e pasdites apo të mbrëmjes, sepse mund të shkaktojë pagjumësinë.