
KONCERTI
Dramatizim i romanit “ Një engjëll veshë me frak ” i autorit Stefan Çapaliku
Regjia dhe dramatizimi: GIACOMO PEDINI
Me aktorët: Helidon Fino, Laert Vasili, Ilirda Bejleri, Matia Llupa, Ismail Shino
Regji ndriçimi: Stefano Laudato
Skenograf: Beqo Nanaj
Kostumograf: Sofi Kara
Kompozitor: Rafael Marinaj
Asistent regjisor: Endriu Hysi
Një produksion i Teatri Kombetar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” Në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës, Tiranë.
11 , 12 , 13 – TETOR
20 : 00
Salla 150, arTurbina, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”
Shkodra e viteve pesëdhjetë. Evropa është e ndarë në dy anë: në Shqipërinë e dominuar nga Enver Hoxha, një burrë bie nga ballkoni dhe vdes. Aksident? Vetëvrasje? Në një diktaturë “nuk ka” vetëvrasje. Kush ishte ky njeri i quajtur Pol Gjakova? Ai ishte kompozitor. Çfarë do të thotë të jesh kompozitor? Të kompozosh çfarë dhe për kë, në Shqipërinë e viteve pesëdhjetë, si sot në Evropë?
Ja pra, Shkodra e viteve pesëdhjetë. Një qytet i tërë ndërton teatrin e tij dhe vë në skenë operën e tij, me pjesëmarrjen e të gjithë banorëve, të gjithë të udhëhequr nga Pol Gjakova, dhe jo nga Udhëheqësi i tyre politik. Pse këta burra e gra vendosën ta bënin këtë? Ndoshta sopranoja Klara Deda e dinte se kështu mund të gjente më në fund dinjitetitn e saj. Ndoshta Aktori shpresonte t’i kujtonte vetes shijen e lirisë, si Egmont, heroi i Beethoven. Ndoshta Poeti kishte nevojë të ndjente sërish iluzionin e të qenit artist, ndërkohë që ishte shërbëtor i diktaturës, ashtu si manipulonte fjalët, ashtu edhe spiunonte miqtë. Ndërkohë, për inspektorin Dhimitër Dine e gjithë kjo histori është e rrezikshme: dëshirat e lira janë të rrezikshme. Po Pol Gjakova, pse i ka udhëhequr të gjitha këto? Ai u rrah, por ai kompozoi. Ai u spiunua, por ai punoi. Ai u sulmua, por ai drejtoi një orkestër amatorësh. Ai vuri në skenë operën e tij, Diella, pastaj u rrëzua. Dhe tani, për ne, çfarë mbetet nga ajo luftë?