Kundër gripit dhe jo vetëm, si të përgatisni shurupin medicinal të shtogut!

Marisa Karabeci
07/10/2024

Çajrat bimorë përbëjnë kurën më të mirë natyrale kundër shumë problemeve me shëndetin. Një nga bimët më të mira kundër këtyre problemeve është shtogu, në formë çaji apo shurupi. Të gjitha këto e furnizojnë trupin me antioksidantë dhe forcojnë sistemin imunitar. Studime të ndryshme kanë konfirmuar se marrja e 15 ml shurup shtogu katër herë në ditë zvogëlon kohëzgjatjen e simptomave të gripit me të paktën 4 ditë.

Ky shurup zbut ashpërsinë e simptomave të të ftohurës. Përbërësit janë 3 gota e gjysmë me ujë të ftohtë, 2 gota me kokrra të thata shtogu, 1 lugë gjelle me copa xhenxhefili organik të freskët ose të thatë, 1 lugë çaji me kanellë pluhur ose 1 shkop kanelle dhe 1 filxhan me mjaltë cilësor. Hidhni ujin në një tenxhere. Shtoni kanellën, kokrrat e shtogut dhe xhenxhefilin. Lëreni lëngun të ziejë. Uleni zjarrin dhe mbajeni tenxheren të mbuluar ndërsa lëngu zien për 40-45 minuta deri sa sasia e lëngut të përgjysmohet.

Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe shtypini kokrrat. Përdorni një napë të pastër ose kullesë dhe lëngun hidheni në një enë qelqi. Nëse përdorni napën, mos hezitoni ta shtrydhni atë që të përftoni lëngun e mbetur. Shtoni mjaltë dhe përziejeni deri sa të jetë tretur. Shurupin hidheni në një shishe ose enë qelqi të sterilizuar. Ruajeni në një vend të freskët. Konsumoni nga një lugë gjelle shurup shtogu tre herë në ditë për rreth 15 ditë.

Më shumë