Në shëndet dhe në bukuri madje, përfitimet e shumta të bajameve që nuk i dinim më parë…

Anja Dervishi
23/10/2024

Bajamet zënë një nga vendet më të rëndësishme në industrinë kozmetike, sepse janë të pasura me materie ushqyese, një nga burimet më të pasura me vitaminë E, kompleksin me vitamina B dhe përmban përqindje të lartë të acideve të pangopura yndyrore. Bajamet janë përbërës ideal i shumë kremave, locioneve për trup dhe dush dhe produkteve të tjera kozmetike.

Janë fruti arror më alkalin, që do të thotë që në trup nuk krijon reaksion acidik. Rreth 52 % e peshës së tyre bie në yndyra, nga të cilat 67 % janë të pangopura. Kombinimi shumë i mirë dhe i shëndetshëm i yndyrave esenciale, proteinave dhe fibrave mundëson efekt pozitiv të bajameve në nivelin e kolesterolit në gjak, shumë mjekë dhe ekspertë mjekësor u rekomandojnë njerëzve të hanë bajame për të ulur nivelin e kolesterolit.

Përveç kësaj, bajamet janë një nga burimet më të pasura të vitaminës E në natyrë. Kjo vitaminë është antioksidante, respektivisht vepron kundër radikaleve të lira. Në bajame gjejmë edhe shumë vitamina komplekse B, veçanërisht niacinëm, dhe mineralet, nga të cilat ndajmë kalciumin, me të cilin pikërisht bajamja është më i pasur ndër frutat arrore.

Bajamet mund t’i përdorim, edhe të përzier në mikser në formë gjalpi ose nga ata mund të bëjmë edhe qumësht shumë të shijshëm. Nëse i fusim në ujin që vlon, lëkura e tyre do të qërohet lehtë dhe si të tilla, të qëruara, do të kenë shije të lehtë kur bluhen, që në veçanti është e përshtatshme për përgatitjen e “gjalpit”. Përveç se në kuzhinë, bajamet janë të shkëlqyeshme për përgatitjen e maskës, pilingut dhe kremit. Mjafton t’i presim imët dhe t’i përziejmë, për shembull, me djathin e lopës dhe t’i lëmë në lëkurë për ta ushqyer.

Më shumë