Nëse po kërkoni dashurinë e vërtetë, ju sugjerojmë që të mos i vishni këto ngjyra në takimin e parë!

Anja Dervishi
21/11/2024

Nëse jeni duke kërkuar dashuri në jetën tuaj dhe keni takime të shpeshta me njerëz të ndryshëm për herë të parë, atëherë ky artikull do t’ju shërbejë për mirë. Teksa është e vërtetë se me sasinë e mjaftueshme të vetëbesimit mund të kalosh çdo sfidë, në botën e modës rregullat janë rregulla.

Njerëzit gjithmonë tregojnë dhe sugjerojnë se çfarë të vishni në takimin e parë me një person, por asnjëherë nuk tregojnë se cilat ngjyra janë të ndaluara. Zbulojini ato më poshtë…

Për gratë

Burrat thonë se gratë që veshin rroba me ngjyrë kafe në takimin e parë duken më të mërzitshme dhe mendojnë dy herë para se të veprojnë. Përveç ngjyrës kafe, ata thonë se as ngjyra e verdhë nuk duket bukur te gratë, e veçanërisht në takimin e parë.

Për burrat

Rregulli i ngjyrës së verdhë vlen edhe tek burrat. Shumë anketime të ndryshme tregojnë se burrat asnjëherë nuk duhet të vishen me të verdha në takimin e parë, pasi cilësohet si ngjyrë e cila nuk duhet veshur në mbrëmje, e mbrëmja është koha kur shumica e takimeve ndodhin. Gjithashtu, ngjyra rozë është “in”, por me këtë ngjyrë burrat nuk do t’i bëjnë përshtypje një gruaje.

Rikujtojmë se, duhen më pak se 20 minuta që një person të dijë nëse dëshiron një takim të dytë, sipas një studimi të ri. Sondazhi i 2,000 amerikanëve beqarë, të cilët janë në takim dhe/ose në kërkim të një partneri, zbuloi se të anketuarit mesatarë e dinë nëse do të dëshironin ose jo të shihnin dikë përsëri në 19 minutat e takimit të tyre të parë.

Më shumë