Ekspozita “Sogno Divino” sjell për publikun shqiptar për herë të parë 100 ilustrime origjinale të Salvador Dalí, të frymëzuara nga kryevepra letrare e Dante Alighieri, Komedia Hyjnore. Ekspozita hap dyert më 5 dhjetor 2024 dhe do të qëndrojë e hapur deri më 12 shkurt 2025. Ky koleksion unik përfaqëson interpretimin surrealist të tre pjesëve madhështore të veprës së Dantes: Inferno, Purgatorio dhe Paradiso, duke ofruar një udhëtim të paharrueshëm në botën e simbolizmit dhe imagjinatës. Vendndodhja: Galeria Naan Orari: 11:00 – 19:00, e martë deri të dielën • Bileta standarde: 500 lekë / 5 € • Bileta studentore: 300 lekë / 3 € (me kartë studenti) • Bileta për fëmijë: 200 lekë / 2 € (mosha 3–18 vjeç) • Bileta në grup: 200 Lekë / 2 € (10+ persona) • Bileta për të moshuarit: Falas (mosha 65+) • Bileta për foshnja: Falas (mosha 0–3 vjeç) Për më shumë informacion kontaktoni: [email protected]
From: December 5, 2024
To: February 12, 2025
Event Hours 10:00-19:00