Hap dyert në Milano ekspozita e veprave të vjedhura të Dali dhe De Chirico!

Silvia Tabaku
19/12/2024

Më shumë se 80 piktura dhe skulptura nga Salvador Dali dhe Giorgio De Chirico u ekspozuan në galerinë Palazzo Reale në Milano, pasi autoritetet italiane i gjetën ato në disa hetime policore për pastrim parash. Punimet u ekspozuan në kuadër të ekspozitës së artit bashkëkohor “SalvArti”, pra “Arti i shpëtuar”.

Përveç veprave të Dali dhe De Chirico, janë ekspozuar edhe veprat e Andy Warhol, Keith Harin dhe Arnold Pomodoro, raportoi Reuters. Pas Milanos, ekspozita do të shfaqet në Reggio Calabria dhe më pas në disa muze në të gjithë Italinë.

Më shumë