Çfarë ka ndodhur me trupin tonë pas ushqimeve që kemi konsumuar gjatë festave?! Tea Brame: “Është fryrje dhe…”

Silvia Tabaku
09/01/2025

E ftuar në “Pardon My French” ka qenë nutricionistja Tea Brame, e cila ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me regjimin dhe se çfarë ka ndodhur me trupin tonë pas ushqimeve që kemi konsumuar gjatë ndërrimit të viteve dhe ditët e para të vitit 2025.

Sado që ju të keni shtuar gjatë periudhës së festave nuk ka arritur akoma që të transformohet në atë masë dhjamore që ju të panikoseni. Shumica janë karbohidrate dhe është fryrje kryesisht.

Më tej ajo shtoi se:

Është shumë e thjeshtë të kesh një shtresë dhjamore të bardhë që ti e ke krijuar brenda dy-tre javësh sesa të kesh dhjamë të depozituar, që është ai dhjami kaf që mund të kesh vite sepse ai nuk hiqet.

A na ndihmon ‘ginger shot’ që të dobësohemi?

Ginger shot na ndihmon që ne të rrisim metabolizmin por dobësimi varet tek kaloritë. Nëse do të ishte kaq efikas ky ginger shot unë do ta mbyllja zyrën dhe do bëja ginger-a. 

Sa i përket detoksit dhe lëngjeve që konsumojmë, nutricionistja u shpreh se:

Trupi ynë ka aftësinë që të detoksifikohet vetë. Detoksi që ne mund të bëjmë me organizmin dhe ta ndihmojmë është duke konsumuar ushqime të cilat janë të lehta për t’i absorbuar dhe përmbajnë një sasi shumë të madhe të aminoacideve siç mund të jetë finoku, sallatrat, brokoli, lulelakra, limoni, gingeri dhe erëzat kanë një rol shumë të rëndësishëm në nxitjen e metabolizmit. 

Më shumë